Gazsjellësi TAP-Përfundon procesi i ndërtimit të kompresorëve dhe stacioneve matës. Terminali në Itali 65 %
Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka përfunduar procesin e ndërtimit të kompresorëve dhe stacioneve që masin fluksin e gazit në Shqipëri dhe në Greqi. Kjo njoftohet nga konsorciumi që po zhvillon këtë projekt.
“90.7 përqind e projektit TAP është kompletuar. Thuajse të gjitha tubacionet janë nëntokë në vendet pritëse dhe ndërtimi i terminalit marrës në Itali është mbyllur në 65 për qind të tij” njofton kompania.
Me 25 nëntor, TAP ka nisur testimet duke kaluar sasinë e parë të gazit në një seksion tubacionesh 2 kilometra në Greqi. TAP parashikohet të jetë 100 % funksional në tetorin e vitit të ardhshëm.
Burimi origjinal:
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.