“Gënjeu për pasurinë e saj duke falsifikuar dokumentet” – Kylie Jenner nuk është një miliardere

Kylie Jenner nuk është një miliardere, sipas Forbes, që e kishte shpallur më herët si miliarderen më të re në moshë.
Jenner, tani 22 vjeç, u emërua vitin e kaluar nga Forbes si “Miliarderja më e re e vetë-bërë”. Jenner kishte bërë miliona nga kompania e saj, Kylie Cosmetics.
Por, Chase Peterson-Withorn dhe Madeline Berg raportuan këtë javë që Jenner dhe nëna e saj, Kris Jenner, frynë artificialisht pasurinë e tyre në dokumentet që i dhanë Forbes për verifikim.
“Është e qartë se Kylie ka gënjyer,” njoftoi Forbes.
Revista krahasoi manovrat e Jenners me ato të Donald Trump, duke shkruar, “Veprimet e pazakonta, të cilat Jenner ka qenë e gatshme të bëjë … zbulojnë se sa të dëshpëruar janë disa nga ultra të pasurit për tu dukur edhe më të pasur”.
Pasuria e saj ka të ngjarë të jetë nën 900 milion dollarë, sipas vlerësimit të ri të Forbes.
D.B – SCAN
Burimi: Forbes
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.