Gilead, në performancë të fortë prej Covid – Remdesivir nxit shitjet gjatë tremujorit. Ilaçi i HIV mbetet mbrapa
Giliead ka publikuar një rezultat sipër projeksioneve për tremujorin e dytë, nxitur nga kërkesa e fortë për trajtimin antiviral të Covid-19 Veklury, apo Remdesivir, por shitjet e ilaçit kryesor të HIV kanë mbetur mbrapa, ndërkohë që pandemia ka limituar vizitat tek mjekët. Shitjet e ilaçit të HIV ranë me 2% në 3.9 miliardë dollarë. Shefja tregtare e Gilead, Johanna Mercier, tha se shitjet e barnave të HIV në Europë kanë nisur të rimëkëmben, por kërkesa amerikane ka qenë e ngadaltë.
Gilead raportoi të ardhura në 1.87 dollarë për aksion , duke thyer projeksioent e Wall Street për 12 cent. Të ardhurat totale të kompanisë së bioteknologjisë për tremujorin u rritën me 21% nga viti i mëparshëm, në 6.2 miliardë dollarë, sipër projeksioneve. Rezultati u nxit nga performanca e fortë e produkteve bazë dhe shitjeve të remdesivir, duke vërtetuar aftësinë e portofolit të kompanisë për t’u mbrojtur nga luhajtet e lidhura me Covid.
Biznesi i onkologjisë dhe hepatitit C ishin të qëndrueshëm, sipas analistëve. Shitjet e Vekluri, apo remdesivir, arritën një total prej 829 milionë dollarë në tremujorin e dytë. Kompania tha se shitjet e ilaçit do vazhdojnë të jenë subjekt i pasigurive, pasi lidhen me shtrimin në spital ndaj Covid. Ekzkeutivi Daniel O’Day, tha se Vekluri shtë efektiv kundër të gjithë varianteve të njohura të koronavirusit dhe se kompania vazhdon të zhvillojë produkte të tjera për trajtimin e virusit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.