Gjashtë nga dhjetë debitorë grekë do të shohin pasuritë e tyre të konfiskuara nga shteti

Gjashtë nga dhjetë debitorë në shtetin grek do të shohin llogaritë e tyre bankare ose shtëpitë e konfiskuara që tani, pasi numri i grekëve me borxhe të papaguara ka arritur 1,067,857.
Autoriteti i Pavarur për të Ardhurat Publike(IAPR) po merr masat drastike që nga fillimi i vitit për të mbledhur borxhet ndaj Shtetit që po grumbullohen.
“Është indikative se në fillim të vitit 2018, 766 milionë euro janë shtuar në borxhin e përgjithshëm, nga të cilat 693 milionë ishin taksat e prapambetura. Totali ka tejkaluar 101 miliardë euro”, sipas IAPR.
Një total prej 4,107,135 grekë që i detyrohen shtetit kanë bërë marrëveshje për të shlyer borxhet e tyre me këste.
Pronat e pasurive të paluajtshme dhe llogaritë bankare do të konfiskohen, si një përpjekje për të krijuar të ardhura.
“Shtëpitë janë hedhur në ankand në vlerën e tyre komerciale, nga ana tjetër grupe të majtë protestojnë jashtë zyrave noteriale dhe përplasen me policinë”.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.