Gjatë pandemisë “u sëmur” dhe ajri – Nivele rekord të dioksidit të karbonit në atmosferë

Gazrat e ngrohjes klimatike kanë arritur nivele rekord në atmosferë pavarësisht bllokimeve globale të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit, ka thënë Organizata Botërore e Meteorologjisë (OBM) e KB.
Është vlerësuar të ketë pasur një ulje të emetimeve prej 4.2% dhe 7.5% në vitin 2020 për shkak të mbylljes së udhëtimeve dhe aktiviteteve të tjera. Por OBM tha se ky ishte një “lehtësim i vogël” në grumbullimin e vazhdueshëm të gazrave serë në ajër të shkaktuar nga aktivitetet njerëzore.
Raporti i OBM tha se mesatarja mujore e CO2 për shtator në stacionin referues të Mauna Loa në Hawaii ishte 411.3 ppm, nga 408.5 ppm në shtator 2019. E njëjta gjë u pa në Cape Grim në Tasmania, Australi, me një rritje në 410.8 ppm nga 408.6 ppm në 2019.
OBM tha se kishte pasur një “rritje të shpejtë” në nivelin mesatar të CO2 për tërë vitin 2019, duke u rritur me më shumë se norma mesatare gjatë dekadës së fundit. Të dhënat tregojnë se veprimet për të ulur emetimet aktualisht janë larg nga ajo që nevojitet për të shmangur ndikimet më të këqija të emergjencës klimaterike.
Shkencëtarët llogarisin që emetimet duhet përgjysmohen deri në vitin 2030 për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5C, përtej së cilës qindra miliona njerëz do të përballen me më shumë valë nxehtësie, thatësira, përmbytje dhe varfëri. Kombet do të zotoheshin të ulin emetimet e tyre në një samit të KB në Glasgoë këtë muaj, por takimi u shty me një vit për shkak të Covid-19.
D.B – SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.