“Gjelbërohet” Lushnja – Bashkia shpall tenderin me fond 14.7 milionë lekë
Bashkia Lushnjë ka shpallur tenderin për shërbimin e gjelbërimit të Bashkisë. Fondi i vënë në dispozicion është 14.7 milionë lekë.
Buxheti do të shkojë për drurë dekorativë, bordura të gjelbra, sipërfaqet me bar, lule, etj.
Afati kohor për ekzekutim është 12 muaj, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.