Gjenden grimca plastike në shishet e ujit të pijshëm – OBSH rishikon rreziqet e mundshme

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se po nis një rishikim të rreziqeve të mundshme të grimcave plastike në ujin e pijshëm.
Një studim ka zbuluar se në 90 për qind e markave të njohura të ujit në botë janë gjetur grimca të vogla plastike.
Shishet e ujit janë testuar në 9 shtete, të tilla si Kinë, SHBA, Indi, Brazil, Indonezi, Kenia, Liban, Tajlandë, Meksikë.
Testimi përshiu 259 shishe uji dhe nga të gjitha shishet e testuara vetëm 17 rezultuan të pastra pa grimca plastike.
Në këto grimca u gjet për polipropilen, najlon dhe polietileni tereftalat.
Sipas zyrtarëve të OBSH-së, nuk ka ende dëshmi se konsumi i fibrave mikroplastike ndikon ën shëndetin e njeriut por kjo mbetet një fushë shqetësuese në zhvillim.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.