Gjendja e akseve rrugore pas reshjeve/ARRSH: Rrëshqitje dherash e gurësh. Ku duhet të përdorni zinxhirët
Autoriteti Rrugor Shqiptar informon lidhur me gjendjen e akseve kombëtare. Sipas ARRSH-së, reshjet që kanë rënë gjatë natës në të gjithë territorin e vendit nuk kanë sjellë probleme me qarkullimin.
“Rënia e materialeve në Muzinë është mbajtur gjithë kohën nën kontroll, për të mos sjellë probleme në qarkullim. Në aksin Përmet-Çarshovë ka pasur rënie të materialeve në trup të rrugës. Është ndërhyrë menjëherë me mjete e punëtorë për të pastruar rrugën dhe qarkullimi t’i kthehet normalitetit” njofton ARRSH.
Ndërkohë, në rrugën e Dardhës në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohet që nga kilometri i 7 deri në kilometrin e 14 të qarkullohet me zinxhirë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.