Gjendja e mallrave stok – DPT: Biznesi i vogël duhet të dorëzojë “Fletë Inventari” brenda datës 30 prill 2018

Biznesi i vogël që do të përfshihet në skemën e TVSH-së nga 1 prilli i këtij viti, do të duhet të dorëzojë dhe një “Fletë inventari” për gjendjen e mallrave dhe materialeve të blera me TVSH.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, tatimpaguesit me xhiro mbi 2 000 000 lekë deri në 5 000 000 lekë duhet që fillimisht të duhet të raportojnë inventarin e gjendjes stok të mallrave deri në datën 31 mars 2018 të blerë me faturë me TVSH jo më parë se 12 muaj. Më pas duhet ta dorëzojnë atë brenda datës 30 prill të këtij viti.
Sipas njoftimit të DPT-së, duhet që fillimisht të përpilohet lista e mallrave stok, ku duhet të evidentohet data e regjistrimit të stoqeve. Periudha e faturave të deklaruara në inventar përfshin datën 1 prill 2017 deri në datën 31 mars 2018 të cilat i bashkëngjiten inventarit.
Dorëzimi i këtij të fundit do të behet në Drejtorinë Rajonale në momentin e regjistrimit në regjimin normal të TVSH-së.
Ndërkohë, DPT sjell në vëmendje pajisjen e tatimpaguesve me blloqe tatimore me TVSH, të cilat duhet të tërhiqen pranë Drejtorive Rajonale Tatimore ku janë regjistruar.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.