‘Gjenerali i Kosovës” emërohet nga Draghi si Komisar i Jashtëzakonshëm për pandeminë në Itali. Ikën Arcuri
Kryeministri italian Mario Draghi ka emëruar gjeneralin Francesco Paolo Figliuolo si komisar i jashtëzakonshëm për emergjencën Covid. Ai ka falenderuar komisarin e mëparshëm Domenico Arcuri për impenjimin e tij dhe dedikimin në ushtrimin e detyrës në këtë periudhë të vështirë për italinë.
Gjenerali Figliuolo nga viti 2018 është komandant i logjistikës së ushtrisë italiane. Veç eksperiencës në Forcat e Armatosura në Itali, komisari i ri ka kryer misione ndërkombëtare në Afganistan dhe ka qenë komandant i forcave të Natos në Kosovë nga shtatori 2014 deri në gushtin e vitit 2015.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.