Gjeografia e shkëmbimeve tregtare 2017! Si kanë ndryshuar shifrat e tregtisë së Shqipërisë me BE, SHBA, Kinë, Rusi, Turqi e Kosovë

Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat e tregtisë së jashtme të Shqipërisë për muajin gusht të këtij viti dhe gjithashtu edhe të dhënat në nivel 8 mujor. Por çfarë ka ndodhur me shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me vendet e Bashkimit Europian, Rusinë, Kinën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqinë apo Kosovën?
Shkëmbimet me vendet e Bashkimit Europian
Referuar stastikave të tregtisë së jashtme të publikuara nga INSTAT, rezulton se gjatë muajit gusht 2017, krahasuar me gusht 2016, Shqipëria ka eksportuar 800 milion lekë mallra më shumë drejt vendeve të BE-së. Ndërkohë, nëse bëjmë një analizë të tetëmujorëve, rezulton në periudhën janar-gusht 2017 Shqipëria ka eksportuar rreth 11.1 miliard lekë mallra më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë (janar-gusht 2016). Sa i përket importeve, në muajin gusht 2017 Shqipëria ka njohur një rënie prej rreth 500 milion lekësh, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, pavarësisht rënies së muajit gusht, bilanci i importeve në nivel 8 mujor (janar-gusht 2017) rezulton me një rritje prej 10.5 miliardë lekë, krahasuar me 8 mujorin e vitit të kaluar.
EKSPORTE
Gusht 2016=12.1 mld lekë/ Gusht 2017=12.9 mld lekë
NDRYSHIMI mujor=Rritje me rreth 800 mln lekë
Janar-gusht 2016=124.2 mld lekë/Janar-gusht 2017=135.3 mld lekë
NDRYSHIMI 8 mujor=Rritje me rreth 11.1 mld lekë
IMPORTE
Gusht 2016= 27.4 mld lekë/Gusht 2017= 26.9 mld lekë
NDRYSHIMI mujor=Rënie me 0.5 mld lekë
Janar-gusht 2016= 234.5 mld lekë/ Janar-gusht 2017= 245 mld lekë
NDRYSHIMI 8 mujor=Rritje me 10.5 mld lekë
Shkëmbimet me Kinën
Referuar stastikave të tregtisë së jashtme të publikuara nga INSTAT, rezulton se gjatë muajit gusht 2017, krahasuar me gusht 2016, Shqipëria ka eksportuar 141 milion lekë mallra më shumë. Ndërkohë, nëse analizojmë periudhën janar-gusht 2017, rezulton se rritja e eksporteve është me 1.9 miliardë lekë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, sa I përket importeve me Kinën, Shqipëria ka njohur një rritje me rreth 500 milion lekë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, në periudhën janar-gusht 2017, rezulton se importet janë ulur me 2.1 miliard lekë, krahasuar me periudhën janar-gusht 2016.
EKSPORTE
Gusht 2016= 583 milion lekë/Gusht 2017= 724 milion lekë
NDRYSHIMI mujor=Rritje me rreth 141 milion lekë
Janar-gusht 2016= 3.7 mld lekë/Janar-gusht 2017= 5.6 mld lekë
NDRYSHIMI 8 mujor=Rritje me 1.9 mld lekë
IMPORTE
Gusht 2016= 3.8 mld lekë/Gusht 2017= 4.3 mld lekë
NDRYSHIMI mujor=Rritje me 0.5 mld lekë
Janar-gusht 2016= 33.1 mld lekë/Janar-gusht 2017= 31 mld lekë
NDRYSHIMI 8 mujor=Rënie me 2.1 mld lekë
Shkëmbimet me Rusinë
Referuar stastikave të tregtisë së jashtme të publikuara nga INSTAT, rezulton se gjatë muajit gusht 2017, krahasuar me gusht 2016, Shqipëria ka eksportuar 24 milion lekë mallra më shumë me Rusinë, krahasuar me gushtin e vitit 2016. E në nivel 8 mujori, rezulton se në periudhën janar-gusht 2017, Shqipëria ka eksportuar 32 milionë lekë mallra më shumë se në periudhën janar-gusht 2016.
Sa i përket importeve, rezulton se Shqipëria ka importuar gjatë muajit gusht 2017, 1.1 miliard lekë mallra më shumë se në gusht të vitit 2016. Në nivel 8 mujori, janar-gusht 2017, rezulton se Shqipëria ka importuar 400 mln lekë mallra më pak se në periudhën janar-gusht 2016.
EKSPORTE
Gusht 2016= 5 mln lekë/Gusht 2017= 29 mln lekë
NDRYSHIMI=Rritje me 24 mln lekë
Janar-gusht 2016= 52 mln lekë/Janar-gusht 2017= 84 mln lekë
NDRYSHIMI=Rritje me rreth 32 mln lekë
IMPORTE
Gusht 2016= 1 mld lekë/Gusht 2017= 2.1 mld lekë
NDRYSHIMI=Rritje me rreth 1.1 mld lekë
Janar-gusht 2016= 7.6 mld lekë/ Janar-gusht 2017= 7.2 mld lekë
NDRYSHIMI=Rënie me 0.4 mld lekë
Shkëmbimet me SHBA
Referuar stastikave të tregtisë së jashtme të publikuara nga INSTAT, rezulton se gjatë muajit gusht 2017, krahasuar me gusht 2016, Shqipëria ka eksportuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 247 milion lekë mallra më shumë se në muajin gusht të vitit 2016. E sa i përket 8 mujorit, në periudhën janar-gusht 2017, Shqipëria ka eksportuar 0.9 miliard lekë mallra më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sa i përket importeve, rezulton se në muajin gusht 2017 Shqipëria ka importuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës 525 milion lekë mallra më pak se në muajin gusht të vitit 2016. Ndërkohë, në nivel 8 mujori, rezulton se këtë vit Shqipëria ka importuar 1.4 miliard lekë mallra më pak.
EKSPORTE
Gusht 2016= 199 mln lekë
Gusht 2017= 446 mln lekë
NDRYSHIMI=Rritje me 247 mln lekë
Janar-gusht 2016= 1 mld lekë
Janar-gusht 2017= 1.9 mld lekë
NDRYSHIMI=Rritje me 0.9 mld lekë
IMPORTE
Gusht 2016= 1.2 mld lekë
Gusht 2017= 675 milion lekë
NDRYSHIMI=Rënie me 525 mln lekë
Janar-gusht 2016= 7.4 mld lekë
Janar-gusht 2017= 6 mld lekë
NDRYSHIMI=Rënie me 1.4 mld lekë
Shkëmbimet me Turqinë
Gjatë muajit gusht 2017, Shqipëria ka eksportuar në Turqi 5 milion lekë mallra më shumë se në muajin gusht të vitit 2016. E sa i përket periudhës janar-gusht 2017, rezulton se Shqipëria ka eksportuar rreth 400 milion lekë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sa i përket importeve rezulton se gjatë muajit gusht 2017, Shqipëria ka importuar nga Turqia rreth 400 milion lekë më pak se në gusht të vitit 2016. Ndërkohë në nivel 8 mujori, rezulton se gjatë periudhës janar-gusht 2017 Shqipëria ka importuar 3.8 miliard lekë më shumë se në 8 mujorin janar-gusht të vitit 2016.
EKSPORTE
Gusht 2016= 190 mln lekë/ Gusht 2017= 195 mln lekë
NDRYSHIMI mujor=Rritje me 5 mln lekë
Janar-gusht 2016= 1 mld lekë/Janar-gusht 2017= 1.4 mld lekë
NDRYSHIMI 8 mujor= Rritje me 0.4 mld lekë
IMPORTE
Gusht 2016= 4 mld lekë/Gusht 2017= 3.6 mld lekë
NDRYSHIMI mujor =Rënie 0.4 mld lekë
Janar-gusht 2016= 28.8 mld lekë/Janar-gusht 2017= 32.6 mld lekë
NDRYSHIMI 8 mujor=Rritje me 3.8 mld lekë
Shkëmbimet me Kosovën
Gjatë muajit gusht 2017, Shqipëria ka njohur një rritje me 400 milion lekë të eksporteve me Kosovën, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, në nivel 8 mujorit, Shqipëria ka njohur një rritje me 3.1 miliard lekë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
E sa i përket importeve nga Kosova, Shqipëria ka njohur një rritje me 317 milionë lekë ndërsa në nivel 8 mujori, rritja rezulton 1.7 miliard lekë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
EKSPORTE
Gusht 2016= 1.5 mld lekë/ Gusht 2017= 1.9 mld lekë
NDRYSHIMI mujor=Rritje me 0.4 mld lekë
Janar-gusht 2016= 10.7 mld lekë/ Janar-gusht 2017= 13.8 mld lekë
NDRYSHIMI 8 mujor=Rritje me 3.1 mld lekë
IMPORTE
Gusht 2016= 482 milion lekë/Gusht 2017= 799 milion lekë
NDRYSHIMI mujor=Rritje me 317 mln lekë
Janar-gusht 2016= 3.6 mld lekë/Janar-gusht 2017= 5.3 mld lekë
NDRYSHIMI 8 mujor=Rritje me 1.7 mld lekë
SCAN (www.scan-tv.com)
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.