Gjermanët dhe anglezët ‘braktisin’ Shqipërinë. Rikthehen amerikanët
Marsi i këtij viti shënon një rënie të rëndësishme të hyrjeve në territorin shqiptar të shtetasve anglezë, gjermanë dhe spanjollë. Në shifrat e fundit të publikuara nga INSTAT, rezulton një ulje e dukshme e numrit të personave më nënshtetësi angleze me rreth 64% (nga 5.147 në 1.861 persona), gjermane me 41 % (nga 4.557 në 2.707 persona) dhe spanjolle me 43 % (nga 863 në 494 persona), krahasuar me muajin Mars të vitit të kaluar.
Një zbritje e ndjeshme ka ndodhur dhe me hyrjet e popullsisë fqinje të Kosovës me rreth 4% krahasuar me po të njëjtën periudhe të vitit 2018.
Nga ana tjetër kemi një rritje te dukshme të hyrjeve të shtetasve amerikanë në vend. Marsi i vitit te kaluar shënonte një hyrje me prej 3.870 persona ndërkohë që në Mars të këtij viti kjo shifër është rritur në 6.741 persona, duke evidentuar kështu një rritje të madhe me rreth 74%.
Rritja ka qenë e ndjeshme dhe për shtete të tjera si për shembull Maqedonia, Greqia, Zvicra dhe Polonia.
E.S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.