Gjermanët ngrohen me dru dhe qymyr! – Çmimet e larta dhe pasiguria në treg, çon në zëvendësimin e gazit me alternativa të vjetra

Gjermanët përdorin qymyrin dhe drutë për tu ngrohur, pas rritjes së çmimit të gazit dhe pasiguritë në treg që lidhen me efektet e luftës së zgjatur në Ukrainë.
Berlini zyrtar deklaroi të mesin e javës, Pas një paralajmërimi të më-hershëm, për një emergjencë të mundshmë të furnizimit me gaz, ose ndërprerjen e mundshme të furnizimit me gaz natyror nga Rusia.
Pavarësisht furnizimeve të qëndrueshme me gaz, kompanitë dhe konsumatorët janë këshilluar të reduktojnë konsumin e tyre të energjisë, ndërkohë ministri gjerman i ekonomisë Tobert Habeck ka këshilluar se “çdo kilovat për orë vlen”.
Susane Gasden, një qytetare që ka porositur dru për dimrin e ardhshëm shprehet se, pavarësisht se shtëpia e saj ka sistem të ngrohjes me elektricitet, në çdo dhomë ka një sobë. Ajo shton se nëse, për ndonjë arsye fiket gazi, ka aftësinë që t’i bëjë ballë të ftohtit.
Tregtarët gjithashtu janë shprehur se njerëzit po grumbullojnë qymyr dhe dru, edhe pse jemi në prag të pranverës, duke shtuar se banorët nuk porositin gaz për shkak të çmimit të lartë dhe shqetësimit të ndërprerjes së furnizimeve pas luftës në Ukrainë.
Kompanitë e specializuara në teknologjinë e strehimit deklarojnë se ndërkohë që kërkesa për pompat e ngrohjes me energji elektrike është rritur është e çuditshme se të gjithë refuzojnë gazin..
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.