Gjermani: Biogazi i prodhuar nga mbeturinat e fermave mund të zëvendësojë karburantet fosile ruse!

Ndërsa Gjermania përpiqet të reduktojë varësinë e saj nga gazi rus, tymi i fortë nga plehu dhe mbetje të tjera organike në ferma mund të veprojë si një burim alternativ energjie. Një orë me makinë në perëndim të Berlinit, një erë e fortë buron nga tre cilindra të mëdhenj në mes të një fushe me baltë në pronën e Kaimit, e cila ndahet me 100 lopë qumështore.
Çdo ditë, tonelata mbetje organike, kryesisht pleh organik, misër dhe bar, derdhen në këto enë. Në një proces të quajtur ‘metanizimi’ i nxitur nga bakteret, lënda organike shndërrohet në gaz. Ky mini termocentral furnizon me ngrohje rreth 20 shtëpi në fshatin Ribbeck, i njohur për një pemë dardhe, lavdërimet e së cilës shkrimtari i shekullit të 19-të Theodor Fontane i këndoi dikur në një poezi klasike.
Fermeri krenohet me prodhimin e “pavarur” të energjisë në sfondin e luftës në Ukrainë dhe i bën thirrje shtetit të “miratojë procedura më të thjeshta autorizimi” për të ndihmuar biogazin të bëhet një pjesë më e madhe e përzierjes në Gjermani. I gjithë sektori i biogazit po e shfrytëzon mundësinë për t’u rritur, i nxitur nga kriza aktuale, ndërsa Berlini kërkon të frenojë shpejt varësinë e tij nga Moska për energji.
Biogazi, i njohur gjithashtu si gazi natyror i rinovueshëm, është “i rinovueshëm” në kuptimin që njerëzit dhe kafshët do të vazhdojnë të prodhojnë mbetje – por ne nuk duam të inkurajojmë gjenerimin e më shumë mbetjeve me qëllimin e vetëm për të krijuar më shumë biogaz.
Para luftës në Ukrainë, Gjermania importonte 55 % të gazit të saj natyror nga Rusia, gjysmën e qymyrit dhe rreth 35 % të naftës. Duke sinjalizuar se ky mesazh po dëgjohet, qeveria gjermane ka shpallur dëshirën e saj për të “rritur prodhimin e gazit “të gjelbër” këtë muaj, si pjesë e lëvizjeve për të rritur elasticitetin përballë rritjes së çmimeve të energjisë.
Aktualisht 80 % e lëndës organike të përdorur për biogaz në Gjermani vjen nga bimët e rritura ekskluzivisht për këtë qëllim, sipas Agjencisë Gjermane të Mjedisit.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.