Gjermani/ Laschet dhe Merz janë kandidatët zyrtarë për kryesinë e CDU!
Ministri që është edhe Presidenti i Rhein-Westfalisë së Veriut, Armin Laschet prezantoi për shtyp në Berlin kandidaturën e tij për presidencën e CDU. Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn hoqi dorë nga loja dhe propozoi veten së bashku me guvernatorin e fuqishëm, si zëvendës të tij për të kryesuar partinë.
Gjermania “duhet të mbetet një vend industrial” i aftë të “bashkohet me ekologjinë dhe ekonominë”, tha Armin Laschet. Përvoja e Land-it të perëndimit mund të jetë modeli për këtë projekt. Udhëheqësi i ri i partisë do të votohet më 25 prill në një kongres të jashtëzakonshëm partie, data e së cilës u vendos nga garnizoni dje, pas ‘shuplakës’ që pësoi nga sondazhet e Hamburgut.
Edhe avokati financiar Friedrich Merz ka njoftuar për shtyp se dëshiron të kandidojë për kryesinë e CDU për të dhënë një fillim “të ardhmes së partisë”, dhe për ta bërë CDU një parti të aftë për t’iu drejtuar të rinjve. “CDU duhet të jetë një spirancë e stabilitetit në vend,” tha ai. “Për vite me radhë, problemi i së djathtës radikale në Gjermani është anashkaluar masivisht,” shtoi Friedrich Merz. (ansa)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.