Gjermani, të ardhurat nga taksat – Rriten bindshëm, lënë hapësirë fiskale për kërkesat e SPD
Ekonomia gjermane pritet të ruajë vrullin ekonomik deri sa të arrijë trendin e rritjes në terma afat-mesëm, raporton Ministria e Financave në vend.
Bazuar në të dhënat e publikuara në tremujorin e katërt, raporti do të japë lajme pozitive për partitë që po përgatiten të nisin bisedimet për formimin e një koalicioni të ri qeverisës në muajin Janar.
Kjo nënkupton se do të ketë hapësirë fiskale për të arritur disa prej kërkesave të shtrenjta nga social demokratët.
“Kushtet e favorshme ekonomike dhe treguesit e fundit sugjerojnë se rimëkëmbja ekonomike do të vazhdojë në muajt e ardhshëm. Në terma afat-mesëm, ekonomia do t’i afrohet normës potenciale të rritjes”, deklaron Ministria e Financave.
Sondazhi i institutit në Mynih, Ifo, bëri të ditur se pasiguria prej vonesës së formimit të qeverisë po fillon të zbeh perspektivën për bizneset, ndërkohë që bëjnë planet për investime.
Pavarësisht se indeksi i klimës së biznesit nga instituti rezultoi poshtë projeksioneve, analistët thanë se optimizmi mbi ekonominë do të vazhdojë. Rritja e fortë ekonomike ka gjeneruar të ardhura më të mëdha, me hyrjet nga tatimi mbi të ardhurat që është rritur me 5.6% nga viti i mëparshëm.
Lajmet pozitive vijnë në një kohë që konservatorët e Angela Merkel përgatiten për bisedime në muajin Janar, për të formuar qeverinë me social demokratët.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.