Gjermania ashpërson masat/ Merkel: Kemi një virus të ri dhe më të rrezikshëm! Situata është e rëndë
Gjermania, e gjendur para një rritje eksponenciale të infektimeve dhe një varianti të ri të virusit “shumë më vdekjeprurës”, do të vijjojë të qendrojë e mbyllur të paktën deri në javën e fundit të Pashkëve. Njoftimin për rikthimin e masave kufizuese e ka bërë të ditur vetë kancelarja gjermane Angela Merkel, duke shuar shpresat e gjermanëve për pushime të shkurtëra.
Vendimi i arritur dje me kryeministrat e 16 landeve ka qenë që mbyllja që ka nisur që në muajin nëntor të zgjasë së paku deri me 18 prill. Për të arritur deri në këtë vendim që shtrëngon masat, u deshën 13 orë diskutime.
ANSA raporton se vendimi përcakton se pjesa më e madhe e dyqaneve do të jetë e mbyllur dhe aktivitetet fetare të Pashkëve do të anullohen. Grumbullimet apo pikniket do të ndalohen gjithashtu.
“Situata është e rëndë. Numri i rasteve po shtohet në mënyrë eksponenciale dhe vendet në terapitë intensive po mbushen sërish” ka deklaruar Merkel, pak pasi kishte folur për një pandemi të re si pasojë e përhapjes së varianteve të reja të Covid 19.
“Kemi një virus të ri. Është më shumë vdekjeprurës, më shumë infektues dhe që qendron për më shumë kohë” ka deklaruar Merkel në konferencën e shtypit të mbajtur në Berlin.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.