Gjermania, fond 500 milionë euro për transportin – BMW: Të paguajnë edhe kompanitë e huaja
Qeveria gjermane arriti më herët gjatë javës një marrëveshje me prodhuesit gjermanë të automjeteve, për të krijuar një fond prej 500 milionë eurosh, ku secila palë të paguante për të ndihmuar qeveritë lokale të ulin ndotjen dhe të përdorin sisteme të reja për të përmirësuar trafikun dhe transportin publik.
Fondit të infrastrukturës së transportit urban, sipas drejtorit ekzekutiv të BMW duhet t’i bashkohen edhe prodhuesit e huaj. “Një pjesëmarrje nga ana e tyre do të ishte një sinjal i mirë”, tha Harald Krueger për shtypin gjerman.
Ai nuk specifikoi se sa do të paguajë BMW, apo nëse pagesa do të jetë në raport me përqindjen e tregut në Gjermani.
Vitin e kaluar BMW kishte 9.2% të shitjeve të makinave në vend, i treti pas Volkswagen me 19.6% DHE Daimler me 10.4%.
“Deri më tani kemi angazhimin e qartë vetëm nga tre prodhuesit gjermani, të tjerët nuk e kanë komentuar ende”, u shpreh Krueger.
Marrëveshja përfshin edhe transformimin e programeve të motorit në 5.3 makina, me synimin për të riparuar reputacionin e industrisë.
Ministrja e Mjedisit Barbara Hendrick tha se ndryshime fizike në modelet Euro-5 dhe Euro-6 do të konsiderohen gjithashtu nga një task force mbi emetimet e karburantit.
“Tema nuk mund të mos jetë pjesë e bisedës, ne sapo ia kemi nisur”, u shpreh ajo në shtypin e shkruar, teksa paralajmëroi prodhuesit të lënë shpresat për moszbatimin e pikave të rëna dakord në samitin e karburanteve.
Qeveria pret implementimin e plotë të angazhimeve të këtyre prodhuesve brenda fundit të vitit tjetër.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.