Gjermania jep 2 mln euro për zhvillimin rural – 4 shtyllat kryesore ku do të fokusohet programi
Qeveria gjermane do të financojë një projekt të ri me vlerë 2 milionë për zhvillimin e qëndrueshëm rural në Shqipëri.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi dhe drejtori i GIZ, Hannes Cassens dhe ka për qëllim adresojë si duhet sfidën e konsolidimit dhe orientimit të bujqësisë në Shqipëri drejt një bujqësie më konkurruese.
Ky program do të bazohet në katër shtylla kryesore, që përfshijnë implementimin e strategjisë dhe politikave për Zhvillimin Rural, promovimin e zinxhirit të vlerës së produkteve tipike në zona të caktuara, përmirësimin e edukimit dhe forcimin e dijeve në bujqësi dhe turizëm rural si dhe rritjen e kapaciteteve e njohurive në këtë sektor.
Ndërkaq, ministri Çuçi bëri të ditur se pas implementimit të këtij programi, do të ketë një tjetër marrëveshje me shtesë fondi prej 8 milionë eurosh.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.