Gjermania, kundër “Amerika e Para” – Kundërshton bllokimin e tubacionit rus të gazit
Aleati më i afërt i kancelares gjermane Angela Merkel, dha një paralajmërim të ashpër ndaj Shteteve të Bashkuara mbi rreziqet e politikave “Amerika e Para”, duke akuzuar Washingtonin mbi përpjekjet për të bllokuar një tubacion të gazit mes Rusisë dhe Gjermanisë, në mënyrë që të rrisë eksportet e veta.
Ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier, mbrojti projektin Rrjedha e Veriut 2, që është kundërshtuar nga shumë vende të Europës Lindore si dhe Shtetet e Bashkuara.
Përpara takimit mes Merkel dhe presidentit rus Vladimir Putin, ministri gjerman tha se Bashkimi Europian duhet të sigurojë se Ukraina do të vazhdojë të marrë tarifa të tranzitit për gazin, pavarësisht se tubacionin po ndërtohet në detin Baltik.
Megjithatë, ai akuzoi Washingtonin mbi përpjekjet për të bllokuar tubacionin, që do të ndërtohet nga gjiganti shtetëror i energjisë Gazprom dhe një konsorcium i kompanive europiane të Energjisë.
Kjo, sipas Altmaier, po ndodh se Shtetet e Bashkuara kërkojnë të rrisin eksportet e gazit argjilor.
“Ata po kërkojnë për tregje, gjë të cilën e kuptojmë. Por është shumë më e kushtueshme se gazi nëpërmjet tubacionit, kështu që bllokimi i Rrjedhës së Veriut nuk do të garantojë eksportet amerikane”, tha ai.
Ai shtoi se Europë do t’i përgjigjet ashpër përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të vendosur interesat e veta ekonomike përpara vendeve partnere.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.