Gjermania në karantinë deri më 10 janar! Mbyllen bizneset jo esenciale dhe shkollat
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka njoftuar se vendi do të hyjë në një karantinë të rreptë nga 16 dhjetori për të ndaluar përhapjen e COVID-19.
Gjermania do të mbyllë të gjitha bizneset jo-thelbësore dhe shkollat deri më 10 janar, tha kancelarja.
Duke përmendur numrin e madh të vdekjeve për shkak të virusit dhe “rritjes eksponenciale” të infeksioneve, Merkel tha se autoritetet kishin nevojë të vepronin tani.
Pas numërimit të më shumë se 14,000 rasteve ditore gjatë muajit Nëntor, vendi tani regjistron rreth 20,000 dhe 30,000 infeksione të reja ditore.
D.B – SCAN
Burimi: Euronews
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.