Gjermania përgatit masa të reja antiCovid – Scholz: Do të ketë kufizime edhe për të vaksinuarit, në përgatitje ndaj Omicron
Liderët gjermanë po konsiderojnë kufizime më të ashpra të lëvizjes dhe përshpejtim të dozave nxitëse, pasi ekspertët paralajmëruan se variant Omicron i koronavirusit mund të çojë infrastruktrën kritike në kolaps. Kancelari Olaf Scholz theksoi në nisje të Javës se mbështet vendimin e mundshëm nga liderët shtetëror dhe qeveria federale për të kufizuar kontaktet private edhe për ata që janë vaksinuar, apo infektuar dhe shëruar nga sëmundja. Scholz tha se takimi do të përqëndrohet gjithashtu në vazhdimësinë e operimit të institucioneve kritike si spitalet, stacionet e policisë dhe ofruesit e energjisë, në rast të rritjes së infeksioneve.
Sipas një dokumenti të parë nga Reuters, aksesi në restorante, teatro dhe qendra të tjera kulturore do të qëndrojë i hapur për të vaksinuarit dhe të shëruarit nga sëmundja, por do të jetë i limituar në një maksimum prej 10 personash në 1 grup nga 28 Dhjetori. Klubet dhe diskto do të mbyllen gjithashtu. Paneli shkencor këshillues i qeverisë theksoi se është e nevojshme që të limtohet mëtej kontakti, me të dhënat e derimëtanishme që tregojnë se vetëm dozat nxitëse të vaksinës nuk do jenë mjaftueshëm për të përmbajtur përhapjen e virusit.
Rreth 70.3% e popullsisë totale të Gjermanisë konsiderohen plotësisht të vaksinuar, ndërsa 31.5% kanë marrë një dozë nxitëse, sipas të dhënave zyrtare. Instituti Robert Koch për sëmundjet infektive raportoi 16,086 raste të reja me koronavirus brenda 24 orëve ditën e Hënë, që ëhtë rritja më e ulët që prej fillimit të Nëntorit. Vdekjet u rritën me 119, në një total prej 108,352.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.