Gjermania po dështon – Ndryshimet klimatike, objektivat janë larg realitetit
Studimet e fundit tregojnë se, Gjermania dhe kryesisht Angela Merkel po dështon me objektivin e vendosur për të udhëhequr luftën europiane ndaj ngrohjes globale. Një raport i fundit i një qendre kërkimore për ndryshimet klimatike, tregon se, Gjermania do të dështojë në arritjen e objektivit për reduktimin e emetimit të dyoksidit të karbonit me 40% në vitin 2020.
Gjermania thotë raporti, mund të arrijë t`i ulë këto norma në vetëm 30%. Madje, raporti shkon më tej, duke thënë se, ky do të ishte një dështim i plotë, duke i bërë apel qeverisë gjermane që të rifokusohet te reduktimi i emetimit të gazrave të dëmshëm, pas zgjedhjeve të përgjithshme.
Gjatë fushatës elektorale, kjo çështje ka marrë vëmendje minimale, ndërkohë që sondazhet tregojnë se, 7 në 10 gjermanë janë të shqetësuar për ndryshimin klimatik. Ministria gjermane e mjedisit e ka kundërshtuar publikisht raportin, duke pretenduar se, emetimet e gazrave do të reduktohen në masën 37% brenda 2020.
Gjithsesi, Angela Merkel është e bindur se, dështimi në këtë luftë do të ketë një impakt mjaft të madh në ekonominë gjermane.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.