Gjermania, pranë detyrimit të vaksinave – Kërkon hartimin e ligjit, përballë rritjes së rasteve. Banorët e kundërshtojnë

Gjermania i është afruar më shumë një vendimi kontrovers që mund ta bëjë vaksinimin ndaj Covid të detyrueshëm, një lëvizje që po trondit vendin ku një pjesë e madhe e shoqerisë po i reziston vaksinimit. Pasi u përpoq të bindë publikun me fjalime emocionuese, vaksina pa pagesë dhe heqjen e testeve pa pagesë, qeveria lajmëroi se një komiteti të etikës do t’i kërkohet të hartojë një ligj për të bërë vaksinimin e detyrueshëm dhe Bundestagu do debatojë dhe votojë masën konfliktuese deri në Shkurt.
Norma e vaksinimit në Gjermani qëndron në rreth 60-70%, që është poshtë mesatares së fqinjëve europianë. Në Dhjetor 2020, thuajse 31% e gjermanëve thanë në një sondazh se nuk do ta marrin vaksinën e koronavirusit, një shifër që rritet deri në 50% në Francën fqinje. “Mendoj që po e ekzagjerojnë, pasi nuk duhet të harrojmë që ka edhe njerëz të arsyeshëm tek ai grup”- tha një grua në moshë për Reuters. “Unë jam kundër vaksinimit të detyruar. Mendoj që kushdo duhet të vendosë për veten.
Njerëzit duhet të zgjedhin nëse duan të fshihen apo të vaksinohen”- tha kalimtarja Lenoie Seiler. Shumë njerëz shqetësohen për efektet anësore, shqetësime që sipas ekspertëve janë të ekzagjeruara dhe që eklipsohen nga rreziku i marrjes së virusit. Psikologja në Berlin, Sophie Reiske, thotë se shumica e skeptikëve ndaj vaksinës, ndryshe nga pjesa radikale prej 5-10%, kanë thjesht frikë dhe mundet ende të binden. “Njerëzit janë të pakënaqur me manaxhimin e pandemisë nga qeveria, qoftë por apo anti-vaxxers”- tha Reiske.
“Radikalët, apo anti-vaxxers, besojnë me të vërtetë tek teoritë dhe mendojnë që ato çfarë dëgjojnë tek mediat e zgjedhura, janë fakte, pasi ka mosbesim tek shteti dhe qeveria gjermane. Situata vëshitirësohet kur dëgjohet për skandale të maskave, që përforcojnë perspektivën e tyre”- shtoi ajo. Kundërshtuesit e vaksinave kanë kundërshtuar vazhdimisht rregullat dhe kanë protestuar masat e koronavirusit. Megjithatë, ata janë një përqindje e vogël krahasuar me grupin e të ashtuquajturve skeptik ndaj vaksinës.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.