Gjermania propozon “rregullin e Ballkanit Perëndimor” edhe për vendet e Magrebit
Për t’i dhënë një ndihmë krizës së refugjatëve, politikanët e partisë së Kancelares Merkel, CDU dhe nga partia në koalicionin qeverisës FDP, kanë propozuar një zgjidhje për lëvizjes migratore nga Afrika veriore.
Ata kërkojnë klasifikimin e shteteve të Magrebit si vende të sigurta origjine, në mënyrë që edhe migracioni i ligjshëm për punë nga ky rajon të mund të lehtësohet.
“Një rregullim i ngjashëm me zgjidhjen për Ballkanin Perëndimor, e cila i lejon emigrantët e ligjshëm nëse kanë një provë punësimi. Kjo duhet të konsiderohet edhe në pikëpamje të nevojave që ka ekonomia gjermane për forcë pune”, u shpreh Stephan Mayer, politikan i CSU, partisë simotër të CDU në Bavari.
Ai gjithashtu i bëri apel të gjelbërve të pranojnë një marrëveshje të tillë dhe të braktisin bllokadën ndaj klasifikimit të vendeve të Magrebit.
“Klasifikimi i Algjerisë, Marokut dhe Tunizisë si vende të sigurta origjine do të ishte shumë e domosdoshme për të limituar numrin e refugjatëve nga këto vende”, u shpreh deputeti.
Me “rregullin e Ballkanit Perëndimor” në vitin 2015, emigrantëve të këtyre vendeve iu lejua aksesi në tregun e punës. Për shtetasit nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina de Serbia, mund të merret një leje qëndrimi nëse kanë një ofertë pune.
Angelo Haruni/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.