Gjermania shpall Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut zona me rrezik të lartë – Procedura që duhet të ndiqet!
Instituti Robert Koch në Gjermani ka njoftuar se duke filluar nga e diela 16 janar, udhëtarët që vijnë në Gjermani nga Shqipëria ose Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, Serbia dhe një sërë shtetesh të tjera, për shkak të shifrave të larta të infektimeve të reja me Covid-19 duhet të regjistrohen në internet si dhe paralajmëron që të mos udhëtohet në këto dy vende nëse nuk është e nevojshme.
Listës i janë shtuar mbi 60 vende, ndër to edhe Austria dhe të nënta vendet fqinje të Gjermanisë: Danimarka, Polonia, Çekia, Zvicra, Franca, Luksemburgu, Belgjika dhe Holanda të cilat janë në listën e vendeve me rrezik të lartë, ku aktualisht bëjnë pjesë rreth 140 nga mbi 200 vendet e mundshme.
Zonat me rrezik të lartë janë vendet ose rajonet ku numri i të infektuarve gjatë shtatë ditëve të kaluara ka qenë mbi 100 për çdo 1000 banorë. Ky është kriteri kryesor, por ka edhe kritere të tjera, të cilat e bëjnë një zonë me rrezik të lartë, si shpejtësia e lartë e përhapjes, shkalla e shtrimit në spital ose shkalla e ulët e testimit.
Udhëtarët që në dhjetë ditët e fundit kanë qenë në njërin nga vendet e listës duhet të regjistrohen në portalin dixhital https://ëëë.einreiseanmeldung.de. Për vende si Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe të tjerat, që i janë shtuar listës këtë javë, regjistrimi mund të bëhet vetëm që nga dita e Diel e më pas, pra nga data 16.01.2021, ora 00:00.
Të pavaksinuarit duhet të kenë një test negativ me vete dhe të hyjnë automatikisht në karantinë për 10 ditë por ata megjithatë kanë të drejtë të dalin nga karantina pas pesë ditësh, në qoftë se testi u del negativ, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë. Fëmijët nën gjashtë vjeç nuk kanë nevojë të bëjnë test, por duhet të bëjnë karantinë, e cila përfundon automatikisht pas pesë ditësh. DË
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.