Gjigandi evropian i makinave Volkswagen “lëshon pe” për kërkesat e punëtorëve – Paga më të larta e më shumë pushime
Volkswagen ka rënë dakord të rrisë pagat e rreth 120,000 punëtorëve në Gjermani me 4.3 për qind duke filluar nga maji, duke zgjidhur kështu një mosmarrëveshje që kishte dhënë shenjat e para që në vitin 2004.
Marrëveshja e njoftuar nga prodhuesi më i madh evropian i makinave dhe sindikatës së punës së kompanisë, IG Metall, përfshin një pagesë të njëhershme prej 100 euro, përmirësime në skemën e pensioneve të korporatave të VW dhe të drejtën që disa punëtorë të zgjedhin më shumë kohë të lirë në vend të më shumë parave.
IG Metall kishte kërkuar një rritje prej 6 për qind të pagave për punëtorët në ambientet e VW në Gjermaninë Perëndimore, rritje të pensionit dhe më shumë punësim të praktikantëve për të ndihmuar në përballimin e një zhvendosje të industrisë në automjetet elektrike dhe teknologjinë e vetë-ngasjes.
Por VW, përballë miliarda eurove në kostot dhe gjobat mbi skandalin e emetimeve të dioksidit dhe investimeve të mëdha për planin e tij të ardhshëm të transformimit, i kishte hedhur poshtë kërkesat si të tepruara.
Kompania ofroi të rriste pagat me 3.5 për qind dhe me 2 për qind të tjerë pas 30 muajve.
Por IG Metall arriti të fitojë një rritje të pagës prej 4.3 për qind për 27 muaj për 3.9 milion punonjësit e industrisë.
“Ky ishte një objektiv i rëndësishëm për ne, për të ruajtur konkurrencën e Volkswagen”, tha në një deklaratë anëtari i bordit Karlheinz Blessing.
Gjithashtu, duke filluar nga viti i ardhshëm, punëtorët e VW do të marrin një pagesë shtesë ekuivalente me 27.5 për qind të pagës së tyre mujore, një herë në vit.
Madje, disa punonjës me fëmijë të vegjël në shtëpi, mund të marrin deri në gjashtë ditë pushim, u shprehen palët.
Nga ana tjetër, Volkswagen do të mund të kërkojë pesë për qind (në raste të veçanta edhe 10 për qind) të punonjësve që mbulohen nga kjo marrëveshje, të rrisin orarin e tyre të punës deri në 40 orë në javë.
“Këto masa na japin fleksibilitetin që patjetër na duhej,” tha kryenegociatori i VW, Martin Rosik.
Nga korriku 2019, shuma që Volkswagen paguan në skemën e pensioneve të kompanisë, çdo muaj do të rritet me 90 euro për anëtar (nga 27 euro tani).
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.