“Gjithçka ishte një lojë”! Zbardhet misteri i monoliteve ‘aliene’ që u shfaqën në Utah, Rumani, Kaliforni dhe Britani
Zgjidhet misteri i monolitit në shkretëtirën e Utah. Muajin e kaluar funksionarët e faunës së egër në shtetin amerikan zbuluan objektin misterioz që më pas u hoq në mënyrë të fshehtë nga 4 persona.
Më vonë, i njëjti lloj objekti u shfaq në Rumani dhe pikërisht si i pari, pas pak kohësh edhe ky u zhduk. Një monolit i tretë u shfaq të mërkuren në majën e ‘Pine Mountain’ në Kaliforni dhe një i katërt në ishullin anglez ‘Wight’.
Deri më tani askush nuk e dinte se kush ishte përgjegjës për këto struktura misterioze por pak ditë më parë një grup artistësh ka publikuar një foto në instagram duke marrë pronësinë e tyre dhe duke firmosur ‘The Most Famous Artists 2020 (artistët më të famshëm të 2020)’.
Komuniteti i artistëve madje ofron edhe riprodhime të objektit misterioz kundrejt vlerës së 45 mijë dollarëve. Në rrjetet sociale është postuar edhe një video ku një prej artistëve gjatë krijimit të një prej monoliteve, ka dalë më maskë duke u talluar me teoritë konspirative mbi alienët.
“Mos donit të thonit se ishin alienë?” ka shkruar ai duke konfirmuar autorësinë për objektet që për disa javë u bënë objekt lajmesh në mbarë botën.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.