Gjobat mbi 300 mijë lekë për ushqimet – Komision për Shqyrtimin e Masave Administrative struktura e posaçme për ankimimet e biznesit
Gjobat me vlerë mbi 300 mijë lekë për produktet ushqimore do të shqyrtohen prej një komiteti të posaçëm të përbërë nga pesë vetë. Komiteti do të jetë në varësinë e Ministrisë së Bujqësisë, ndërkohë që tre anëtarë të tij do të jenë nga ky dikaster, ndërsa dy të tjerë nga AKU. Ngritja e kësaj structure që do të quhet Komisioni për Shqyrtimin e Masave Administrative është miratuar më 25 maj nga Këshilli I Ministrave dhe do të ketë detyrë shqyrtimin e “ankimeve kundër masave administrative të marra nga inspektorët e institucionit përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe të ushqimit për kafshë, me vlerë të përgjithshme mbi 300 000 (treqind mijë) lekë
Në seancat e vendimmarrjes së komisionit do kenë të drejtë të marrin pjesë inspektorët që kanë vendosur gjobat ashtu si dhe subjektet ankimuese apo përfaqësuesit e tyre ligjorë.
Komisioni, pas shqyrtimit të ankimit, vendos:a) lënien në fuqi të masës objekt ankimi dhe rrëzimin e ankimit kur është i pambështetur ose i paraqitur jashtë afatit; b) anulimin ose shfuqizimin e masës objekt ankimi, duke pranuar tërësisht ankimin; c) ndryshimin pjesërisht të masës objekt ankimi, duke pranuar pjesërisht ankimin;ç) pushimin e shqyrtimit të ankesës.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.