Gjonaj: Praktikë e re pune në MD për rishikimin e dosjeve të ish-të dënuarve politikë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të një grupi ish-të dënuarish politik të regjimit komunist. Këta të fundit kishin bërë një kërkesë për të marrë informacion mbi dosjet e tyre për dëmshpërblim.
Sipas ministres Gjonaj, gjatë takimit u evidentuan disa problematika si dhe vonesa lidhur me trajtimin e mëparshëm disavjeçar të dosjeve të ish të dënuarve.
Në këtë kuadër, Gjonaj njoftoi se në Ministrinë e Drejtësisë do të ngrihet një praktikë e re pune, duke premtuar transparencë dhe përgjigje në afate të shkurtra kohore lidhur me statusin e dosjeve të ish-të dënuarve politikë.
“Mora përsipër ngritjen e një praktike të re pune në Ministrinë e Drejtësisë, që do të ketë në fokus rishikimin e të gjitha kërkesave për dëmshpërblim që janë ende në shqyrtim në Ministrinë e Drejtësisë. Në këtë kuadër, u premtova ish të dënuarve transparencë të plotë dhe përgjigje në afate të shkurtra lidhur me statusin e dosjeve të tyre.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.