Gjykata sfidon detyrimin e vaksinave në SHBA – Miraton vendimin për të ndaluar kërkesën e vaksinimit nga firmat
Një gjykatë e apelit në SHBA miratoi vendimin për të ndaluar një urdhër nga Presidenti Joe Biden për kompanitë me mbi 100 punonjës që të detyrojnë vaksinimet ndaj Covid-19. Paneli prej 3 anëtarësh i Gjykatës së Apelit të Qarkut të Pestë, konfirmoi vendimin pavarësisht qëndrimit të administratës së Biden se ndalimi i detyrimit të vaksinave, mund të sjellë qindra vdekje.
“Mandati është jashtëzakonisht shumëpërshirës, që bën pak përpjekje për të marrë në llogari diferencat në ambientet e punës”- tha gjykatësi Kurt Engelhart. Detyrimi i vaksinave përbëjnë një çështje kontroverse në SHBA. Mbështetësit thonë se janë të nevojshme për t’i dhënë fund pandemisë, ndërsa kritikët argumentojnë se shkelin liritë individuale dhe kushtetutën e SHBA. Gjykata, duket se bie dakord me kritikët.
Urdhëri u lëshua nga Administrata e Sigurisë dhe Shëndetësisë në Punë dhe kërkonte që bizneset me të paktën 100 punonjës, t’i bëjnë thirrje stafit që të vaksinohen ose të paraqesin teste javore. Shtëpia e Bardhë nuk dha ndonjë koment të menjëhershëm për vendimin, që u quajt si një fitore nga Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit, Ken Paxton. Teksasi i’u bashkua shteteve, si dhe punëdhënësve privat dhe organizatave, në sfida ligjore ndaj urdhrit.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.