Gjykatat, alarmi i përmbaruesve – Kodra: Shkarkimet e gjyqtarëve problem për ekonominë, s’ekzekutohen vendimet
Shërbimi i përmbarimit është një prej më të prekurve nga efektet anësore të Reformës në Drejtësi. I ftuar në Vetting.Al, Sekretari i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Përmbarimit Besmir Kodra thotë se bllokimi i gjykatave prej shkarkimeve të shumta do të kthehet shpejt në problem për ekonominë e vendit.
Kjo pasi ekzekutimet e vendimeve të gjykatave do të zvarriten pa fund, gjë që do të mbaje të ngrira për periudha të gjata pronat e burimet financiare të bizneseve e qytetarëve. Dhoma e Përmbarimit ka rezerva të forta edhe për një seri problemesh që nuk kanë gjetur zgjidhjen e duhur me ndryshimet e shumta të Reformës së Drejtësi.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.