Gjykimi i vrasjes së Khashoggi/ Arabia Saudite dënon 5 persona me vdekje dhe 3 me burgim
Arabia Saudite dënoi 5 persona me vdekje dhe 3 të tjerë me burgim në 24 vite, për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në Stamboll në Tetorin e kaluar. Zv/Prokurori publik, Shalaan al-Shalaan, duke lexuar verdiktin, tha se gjykata ka tërhequr akuzat ndaj 3 personat e mbetur nga 11 që kanë qenë në gjykim, duke i quajtur të pafajsëhëm.
“Hetimi zbuloi se vrasja nuk ishte e paramenduar. Vendimi u morr gjatë momentit”, tha Shalaan.
Khashoggi ishte banor i Shteteve të Bashkuara dhe një kritik i Princit Trashëgimtar, Mohammed bin Salman. Ai është parë për herë të fundit në konsullatën arabe në Stamboll më 2 Tetor 2018, ku kishte shkuar për të marrë dokumenta përpara dasmës së tij. Vrasja shkaktoi një zhurmë në të gjithë botën, duke njollosur imazhin e princit të kurorës Agjencia Qendrore e Inteligjencës dhe disa qeveri perëndimore kanë thënë se besojnë që princi Mohammed urdhëroi vrasjen, por zyrtarët arabë thonë se ai nuk ka qenë i përfshirë. Njëmbëdhjetë të dyshuar janë gjykuar për vdekjen e gazetarit në procedura të fshehta në Riad.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.