Gjyqësori dhe statusi i magjistratëve – Zhbllokohen masat disiplinore ndaj gjyqtarëve, miratohen 2 ligjet e fundit
Po i afrohet fundi ngërçit të shkaktuar nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2017 lidhur me zbatimin e plotë të reformës në Drejtësi. Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka miratuar sot ndryshimet në ligjin për qeverisjen e gjyqësorit si dhe statusin e gjyqtarëve e prokurorëve të ardhura prej bllokimeve të Kushtetueses.
Në vitin 2017, Gjykata Kushtetuese rrëzoi disa nene të dy ligjeve të mësipërm, të cilat të kishin të bënin kryesisht me masat disiplinore ndaj magjistratëve, duke bërë të domosdoshëm rishikimin e tyre nga Kuvendi dhe votimin me shumicë të cilësuar nga deputetët.
Vendimi i gjykatës Kushtetuese në vitin 2017 bllokoi edhe emërimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të rinj, një prej pikave më të diskutuara gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve.
Të dy ligjet janë të fundit në reformën e Drejtësi dhe zvarritja e tyre i detyrohet në masë të madhe ngërçit politik që ka mbërthyer vendin dy vitet e fundit.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.