Gjyqtari i Shqipërisë në Strasburg – Shtyhet afati i aplikimit deri në 16 Prill

Afati i aplikimit për postin e gjyqtarit të Shqipërisë në Gjykatën e Europiane të të Drejtave të Njeriut është shtyrë deri në datën 16 prill 2018.
Qeveria inkurajon të gjithë juristët që përmbushin kriteret e mëposhtme, të aplikojnë!
Këshilli i Evropës i ka kërkuar qeverisë shqiptare të paraqesë listën me propozime për tri kandidaturat më të përshtatshme për pozicionin e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në GJEDNJ, i cili votohet nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.
Mandati i gjyqtarit është për një afat prej 9 (nëntë) vjetësh dhe mbaron pas përfundimit të këtij afati ose kur ai/ajo arrin moshën 70 vjeç. Kandidatët, nëse zgjidhen, duhet të jenë në gjendje të mbajnë këtë detyrë për të paktën sa gjysmën e mandatit 9-vjeçar, para se të arrijnë moshën 70 vjeç.
Aplikanti duhet të plotësojë këto kritere:
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.