“Gjysmëpërçuesit do t’i mungojnë industrive deri më 2023” – Ekspertët ngrenë alarmin
Gjysmëpërçuesit do të jenë në mungesë për shumë kohë, sipas analistëve që monitorojnë industrinë.
Sot, të gjithë sektorët e industrisë janë të prekur, nga PlayStation 5s dhe furçat e dhëmbëve te makinat larëse dhe orët e alarmit.
Kjo është një çështje e shumanshme që nuk tregon shenja rikuperimi, duke bërë që disa ta quajnë krizën aktuale “chipageddon”.
Glenn O’Donnell, një drejtor kërkimesh në firmën këshilluese Forrester, beson se mungesa mund të zgjasë deri në vitin 2023.
“Meqenëse kërkesa do të mbetet e lartë dhe furnizimi do të mbetet i kufizuar, ne presim që kjo mungesë të zgjasë deri në vitin 2022 dhe deri në vitin 2023”, shkroi ai në një blog.
O’Donnell pret që kërkesa për PC, të cilët përmbajnë disa nga çipat më të përparuar, të “zbuten pak” në vitin e ardhshëm, por “jo shumë”.
Ndërkohë, ai pret që qendrat e të dhënave, të cilat janë të mbushura me servera kompjuterikë, të blejnë më shumë çipa në vitin e ardhshëm pas asaj që ai e përshkruan si një “2020 të mjerë”.
Industria e makinave është prekur nga mungesa globale e çipave më shumë se çdo sektor tjetër.
Prodhuesi më i madh i çipave në botë, TSMC (Taiëan Semiconductor Manufacturing Company), tha më parë këtë muaj se mendon se do të jetë në gjendje të arrijë kërkesën e automobilave deri në qershor.
SCAN
Burimi: CNBC
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.