Gledis Nano emërohet në krye të Policisë së Shtetit / Çuçi konfirmon kreun e ri
Gledis Nano është emëruar në krye të Policisë së Shtetit. Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka konfirmuar emërimin pas dorëheqjes së Ardi Veliut për arsye familjare.
Nano aktualisht ka drejtuar që prej 17 shkurtit të vitit 2016, Drejtorinë e Antiterrorit, pas 17 viteve eksperiencë në Policinë e Shtetit. Ai gjithashtu ka qenë në krye të disa operacioneve me rëndësi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.