Goditja e TVSH-së në buxhet – Çurri: Shkak, TAP dhe sektori energjetik
Ndërsa arkës së shtetit i mungojnë rreth 80 milionë euro nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, në 8 muajt e parë të vitit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron se shkaku lidhet me dy faktorë kryesor, projektin TAP dhe sektorin hidroenergjetik.
Sipas tij aksioni antiinformalitet ka dhënë rezultat dhe se gjatë muajit gusht plani u tejkalua, gjithashtu edhe rimbursimet.
Referuar të dhënave të fundit zyrtare të Ministrisë së Financave, ardhurat nga TVSH në buxhetin e shtetit kanë rënë me 2.9 miliardë lekë krahasuar me 8 muajt e parë të 2018-ës, duke u regjistruar në rreth 90.4 miliardë lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.