Goldman Sachs “bëhet më optimist” për SHBA: Rritje me 6.8% në 2021, shkak inflacioni më i madh
Goldman Sachs azhurnoi perspektivën e saj për ekonominë amerikane në 2021 të martën dhe tha se tani pret një paketë më të madhe lehtësimi të koronavirusit.
Ekonomistët në bankë ngritën parashikimin e PBB-së së SHBA në 6.8% në 2021, nga një vlerësim i mëparshëm prej 6.6%, dhe në 4.5% në 2022, nga 4.3%.
Javën e kaluar, Senati miratoi një rezolutë të buxhetit që hap rrugën për miratimin e planit të propozuar të Presidentit Joe Biden.
Goldman Sachs nuk pret që vendimi kryesor për madhësinë stimulit të merret shpejtë. Por ekonomistët ngritën vlerësimin e tyre të paketës COVID-19 në 1.5 trilion dollarë, nga vlerësimi i saj i mëparshëm prej 1.1 trilionë dollarë.
Banka e bëri parashikimin e saj për rritjen në bazë të parashikimit të saj të përmirësuar të PBB-së, një rënie më e madhe se sa pritej e normës së papunësisë në janar, dhe shenjat e një perspektive më të fortë të inflacionit.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.