Gonxhja jep njoftimin e rëndësishëm: Operatorët e transportit publik, mbështetje prej 100 lek të reja për çdo litër naftë për një periudhë 3 mujore
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen e tij zyrtare, Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja ka bërë me dije se operatorët e transportit publik të udhëtarëve, pra qytetës, rrethqytetës e ndërqytetës të linjave, të liçensuara nga DPSHTRR, MIE dhe Bashkitë, për një periudhë 3 mujore do të marrin një mbështetje prej 100 lek të reja për çdo litër naftë të deklaruar si shpenzim pranë DPT.
Gonxhja është shprehur se kjo është një ndihmë e jashtëzakonshme siç është edhe situata që po jetojmë për shkak të pasojave të luftës në Ukrainë.
“Fondi prej 500 milionë lekë të reja, i vënë në dispozicion, do të disbursohet direkt nga DPT për të gjitha subjektet, çdo muaj, duke lehtësuar aktivitetin e tyre që është jetik për të gjithë qytetarët, dhe mbrojtur çmimet e biletave të cilat nuk duhet të rriten nga kriza aktuale globale” ka shkruar ai.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.