Google fiton çështjen e taksave në Francë duke shmangur 1.1 miliard euro
Gjykata franceze vendosi të mërkurën se Google nuk ishte përgjegjëse për të paguar 1.1 miliardë euro në formën e taksave të kthyera të kërkuar nga autoritetet franceze.
Gjykata administrative e Parisit vendosi që Google Ireland Limited nuk ishte subjekt i taksave të korporatave dhe vlerës së shtuar për periudhën 2005-2010, duke hedhur poshtë pretendimet e administratës tatimore për pagesat e prapambetura.
Vendimi në favor të Google, tashmë pjesë e Alphabet Inc ndoqi një rekomandim të këshillit të gjykatës që Google nuk kishte një “seli të përhershme” ose prani të mjaftueshme për të justifikuar pretendimet për këto taksa.
Në një deklaratë, ministria franceze e financave tha se po shqyrton mundësinë e ankimimit i cili duhet të depozitohet brenda dy muajsh.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.