Google përgatit rikthimin në Kinë: Gjigandi i internetit planifikon ‘motor kërkimi të censuruar’

“Google po zhvillon një version të ri të motorit të kërkimit që do të përputhet me ligjet e censurës së Kinës”.
Kompania mbylli motorin kinez të kërkimit në vitin 2010, duke u ankuar se liria e fjalës ishte e kufizuar. Por faqja e lajmeve në internet Intercept thotë se Google po punon për një projekt të koduar me emrin Dragonfly që do të bllokojë termat si të drejtat e njeriut dhe fenë, një lëvizje që do të zemërojë me shumë gjasa aktivistët.
Një gazetë shtetërore në Kinë, Securities Daily, hodhi poshtë raportin.
Duke përmendur dokumente të brendshme të Google dhe burime të brendshme, ajo tha se Dragonfly ishte nisur në pranverën e vitit 2017 dhe u përshpejtua në dhjetor pasi drejtuesi i Google Sundar Pichai takoi një zyrtar të qeverisë kineze.
Ai tha se një aplikacion Android me versione të quajtur Maotai dhe Longfei ishte zhvilluar dhe mund të fillonte brenda nëntë muajve.Të dy Reuters dhe Agence France-Presse thanë se burime të ndara kishin konfirmuar raportin tek agjencitë e lajmeve.
Aplikacioni i kërkimit do të caktojë listat e zeza të ndjeshme duke identifikuar dhe filtruar faqet e internetit aktualisht të bllokuara nga i ashtuquajturi “Great Firewall” i Kinës.
Amnesty International theksoi se Google nuk duhet të vazhdojë me programin.
Patrick Poon, një studiues i Kinës për Amnesty, u shpreh në një deklaratë: “Do të jetë një ditë e errët për lirinë e internetit nëse Google ka pranuar rregullat e censurës ekstreme të Kinës për të fituar qasje në treg. Në vënien e fitimeve përpara të drejtave të njeriut, Google do të vendoste një precedent të frikshëm dhe do t’ia dorëzonte qeverisë kineze një fitore”.
Megjithatë, Daily Securities citon se raportet e kthimit të Google në tregun kinez nuk janë të vërteta.
Sipas një zyrtari kinez të shprehur për Reuters, Google kishte qenë në kontakt me autoritetet kineze për këtë çështje, por ende nuk kishte miratimin për programin.
Kina është aktualisht tregu më i madh në botë ndërsa Google ka ende 700 punonjës në Kinë duke punuar në një sërë projektesh.
Ajo gjithashtu ka investuar në platformën kineze të lojës live Chushou në janar dhe ka nisur një lojë të inteligjencës artificiale në aplikacionin e mediave sociale WeChat.
Megjithatë ka një censurim strikt të aplikacioneve të vendeve perëndimore të njohura, duke përfshirë Facebook, Twitter dhe Instagram.
Disa tema si protestat e sheshit Tiananmen në vitin 1989 janë bllokuar plotësisht. Referencat ndaj opozitës politike, disidentëve dhe veprimtarisë antikomuniste janë gjithashtu të ndaluara, siç janë ato të fjalës së lirë dhe të seksit.
Kina në dy vitet e fundit ka vendosur rregulla gjithnjë e më të rrepta për kompanitë e huaja, duke përfshirë kufizimet e reja të censurës.
s.g/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.