“Gota” e ekonomisë është gjysmë plot apo gjysmë bosh?
Ritmi i punësimit të SHBA u ngadalësua muajin e kaluar. Punëdhënësit kanë shtuar vetëm 138,000 vende pune. Por shkalla e papunësisë ka rënë në 4.3 për qind, më e ulëta në këto gjashtë vite.
Raporti mujor nga departamenti i punës është një nga treguesit më të ndjekur për shëndetin e ekonomisë. Pa marrë parasysh se çfarë thonë numrat në të vërtetë mënyra se si ndihemi është shpesh e ngjyrosur nga politika.
Për herë të parë në një dekadë, shumica e amerikanëve ndihen mirë për ekonominë. Një studim i kësaj pranvere nga qendra kërkimore e Pew ka gjetur se 6 nga 10 njerëz mendojnë se ekonomia është në gjendje të mirë. Kjo është rritje me 14 pikë na një vit më parë.
Pothuajse të gjitha përfitimet kanë ardhur nga republikanët, të cilët tashmë ka dy herë më shumë të ngjarë të thonë se ekonomia po ecën më mirë se vitin e shkuar edhe pse kushtet aktuale nuk tregojnë shumë.
“Nuk ka një ndryshim të madh në ekonomi. Është e qartë se ndryshimi është zgjedhja dhe politika,” thotë Nairman Behravesh, krye ekonomisti i HIS Markit.
Natyrisht ka disa njerëz që pëlqejnë atë që n ndodhi dhe disa të tjerë që nuk e pëlqejnë por politika është më e madhe se ekonomia.”
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.