Grabiste me forcë të moshuarat – Arrestohet 35 vjeçari që rrëmbente me forcë varëse floriri!
Policia e Shtetit ka arrestuar shtetasin me iniciale E.R në qytetin e Korçës, pasi u grabiste varëset me forcë shtetaseve të moshuara.
35 vjeçari u kap në flagrancë dhe dyshohet edhe si autor i katër vjedhjeve të tjera në qytetin e Korçës.
Materialet e sekuestruara i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë për veprën penale ‘’Vjedhja’’.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, shtetasi me iniciale E.R mund të jetë autor i dy ngjarjeve të ndodhura si më poshtë:
Në datën 26.07.2019 dhe në datën 17.07.2019, në lagjen nr.3, ku u kanë vjedhur nga qafa shtetaseve R.T dhe M.P. varëset e tyre të floririt.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.