Grabiti argjendarinë dhe fshehu floririn në kazanët e mbeturinave – Policia arreston 22 vjeçarin
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka arrestuar autorin e dyshuar të një vjedhjeje me dhunë të një argjendarie në bulevardin kryesor. 22 vjeçari R.H. banues në Tiranë është vënë në pranga pas një pune hetimore të specializuar dhe bazuar në prova shkencore kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjes së argjendarisë.
Grabitja në lagjen Nr.4 është kryer në bashkëpunim me një shtetas tjetër dhe të dy së bashku kanë marrë rreth 2 kg flori me vlerë rreth 5.6 milionë lekë. Siç duket edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë, i riu pasi ka kryer grabitjen, ka hedhur në kazanët e mbeturinave floririn e grabitur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
DurrësFinalizohet me sukses operacioni i koduar "Argjendaria " .Operacioni me metoda speciale të hetimit.Vihet në pranga autori nga Forcat Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës autori i dyshuar i vjedhjes me dhunë të një argjendarie në bulevard kryesor, në vlerën rreth 5.6 milionë lekë.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës pas një pune hetimore të specializuar dhe bazuar në prova shkencore kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjes së argjendarisë në bulevard më datë 18.04.2018.Forcat Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë finalizuar operacionin e koduar" Argjendaria", operacion i ndjekur me metoda speciale ku në një zonë të Tiranës kanë kapur dhe ndaluar autorin e dyshuar, shtetasin: • R. H, 22 vjeç, banues në Tiranë.Uniformat blu kanë ekzekutuar masën e sigurisë "Arrest me burg" të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës , Vendim Nr.216, datë 20.06.2018 në ngarkim të shtetasit R.H., i cili në bashkëpunim me një shtetas tjetër ( vijon puna për identifikimin e plotë të tij), në lagjen Nr.4 kanë vjedhur me dhunë një argjendari ku kanë marrë rreth 2 kg flori me vlerë rreth 5.6 milionë lekë.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja me dhunë " në bashkëpunim parashikuar në nenin 139, 25 të Kodit Penal.
Posted by Policia e Shtetit on Saturday, August 4, 2018
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.