Grabitja në Rinas – Policia arreston një tjetër shtetas, sekuestron vlera monetare të konsiderueshme

Policia e Shtetit ka arrestuar një tjetër individ të dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarjen e datës 09.04.2019 ku u vodhën me armë një sasi e konsiderueshme vlerash monetare në Aeroportin e Rinasit.
Sipas njoftimit policia ka sekuestruar edhe sasi të konsiderueshme vlerash monetare në valutë (euro, paund, dollarë) dhe në lekë.
Policia e Shtetit tha se strukturat përkatëse në bazë të veprimeve hetimore të kryera, informacioneve të marra në rruge operative si dhe provave të siguruara gjatë hetimit ka bërë të mundur zbulimin, dokumentimin dhe ndalimin e një tjetër autori të dyshuar të ngjarjes kriminale.
Sipas njoftimit policia ka arrestuar shtetasin me inicialë H.K., 48 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë si edhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme vlerë monetare në valutë dhe në lekë.
Njoftimit i Policisë së Shtetit bëri me dije se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.