Grabitje e pazakonte në Shkodër ! Arrestohet dy gra që i morën me dhunë 50 mijë lekë një shtetaseje
Policia e shtetit ka arrestuar në flagrancë 2 shtetase për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Sipas njoftimit të policisë shtetaset E. F. 28 vjeçe, banuese në Velipojë, Shkodër dhe M. B. 46 vjeçe, banuese në Shkodër në bashkëpunim me njëra-tjetrën, nëpërmjet kanosjes, i kanë marrë shumën 50 000 lekë një shtetaseje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma 50 000 lekë dhe dy aparate celulare.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.