Grafikët/ MPB: Në 2017 u sekuestruan 35 mln € llogari bankare e pasuri. Sa prona dhe apartamente u vunë në sekuestro?
Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar të dhënat pas operacioneve për luftën kundër paligjshmërisë e aseteve të paligjshme.
Të dhënat janë bërë publike, pas prezantimit të “Operacionit “Forca e Ligjit”, Funksionimi i Task Forcës Speciale kundër Krimit të Organizuar.
Në grafikun pasuri të identifikuara në 2017: Janë 118 hetime pasurore, 385 mjete, 286 apartamente banimi dhe banesa, 15 vila private, 7 komplekse shërbimesh, 87 lokale tregtie, 103 aktivitete biznesi (shoqëri tregtare, transport mallrash e udhëtimesh, magazina, karburante, etj.)
Pasuri të sekuestruara
Në grafikun ku renditen pasuritë e sekuestruara për 2017 thuhet se: Janë sekuestruar rreth 35 milionë euro llogari bankare e pasuri, 5 apartamente, 48.200 m2 tokë truall dhe arë.
Grupet kriminale
Në grafikun grupe kriminale, 53 për qind e përbëjnë grupet kriminale të narkotikëve, 11 për qind trafiqet e paligjshme, 18 për qind krimet e rënda, ndërsa krimet ekonomike zënë 18 për qind
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.