Grante për bujqësinë, Peleshi apel sipërmarrësve: Aplikoni për fondet e IPARD
Ministria e Bujqësisë u ka bërë apel të gjithë fermerëve, agropërpunuesve, dhe sipërmarrësve në bujqësi të aplikojnë sa më shumë në programin IPARD, thirrja e të cilit do të shpallet brenda këtij muaji, si një mundësi reale për realizimin e projekteve potenciale zhvillimi si për individin dhe kompanitë e ndryshme, por dhe për ekonominë e vendit.
Thirrja është bërë nga Ministri, Niko Peleshi, gjatë turit të të takimeve të llogaridhënies publike, që zhvilloi në qarkun e Korçës.
“Pra, duke filluar nga ky vit, ne kemi një hapësirë më shumë se 100 milionë euro për të financuar investime në bujqësi, agropërpunim, agroturizmi, përpunim bimësh medicinale dhe gjithë gamën e këtij sektori. Kini me shumë besim të aplikoni më tepër, sepse mundësitë janë dhe tani është “kthyer pllaka”. Tani nuk ankohemi më, për burime financiare, tani përpiqemi si t’i përthithim këto burime financiare. Paratë i kemi, por duhet të gjendet rruga, si të shkojmë tek fermeri, tek investitorët, tek agropërpunimi etj”.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi ka vazhduar takimet në qarkun e Korçës, në zonën e Drenovës me banorët e kësaj zone, ku theksoi se do të zhvillohen rreth 400 takime të ngjashme në të gjithë Shqipërinë.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.