Grante për mbështetjen e bizneseve të vogla – Strategjia, Denaj: Teknologjia motor I zhvillimit, do subvencionohen deri 100% trajnimet
Garanci sovrane 80 mln euro per sektorin e manifakturës, po aq dhe për sektorin e shërbimeve, trajnime të subvencionuara pjesërisht apo tërësisht nga qeveria, mbështetje në çdo drejtim për të implementimin e teknologjive të reja. Në një takim me Këshillin Kombëtar të Investimeve, Ministrja e Financave Anila Denaj ka bërë publike strategjinë e Qeverisë “Për zhvillimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme”, me qëllim rritjen e mbështetjes së biznesit për të forcuar konkurrueshmërinë e tyre dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Shqipëria është ndër të vetmet shtete Bashkë me Kosovën e Bosnjë Hercegovinën ku nuk është dhënë asnjë mbështetje financiare direkte në formën e granteve për kërkime dhe zhvillim, gjë që duket se do të ndryshojë vitet në vijim.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.